Udhëtim në Bukuresht dhe Brasov — Tur i Organizuar | Fly Travel Albania

Udhëtim në Bukuresht dhe Brasov

3 ditë / 2 netë Nisja e radhës: 07 Nov Ture në Grupe

Bukuresht, Brasov

Udhëtim në Bukuresht dhe Brasov

Datat e Nisjeve

07-11-2026 28-11-2026 13-02-2027 06-03-2027

Programi i Udhëtimit

Dita e Parë. Fluturimi Direkt Tiranë - Bukuresht. Nisja më 11:40 - Mberritje në Bukuresht më 14:05. Transfertë për në Brasov. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Mberritje në Brasov. Brașov, i rrethuar nga Malet Karpate, i njohur për Muret Saksone nga Mesjeta. Vizitë e Monumneteve  krysore: Kisha Gotike e Zezë, Rrugica e ngushtë Rope Street - Strada Sforii, Poarta Ecaterinei, Kisha Biserica Sfântul Nicolae. Sistemimi dhe fjetje në Hotel.


Dita e Dytë. 
Mëngjesi në hotel.
Vazhdon udhëtimi drejt Keshtjellës Bran, e famshme pë Legjendën me Vampirë të Kontit Vlad Tepes, i njohur si Dracula. 
Vazhdon udhetimi drejt Keshtjellës Peles, e Rilindjes së Re, ndërtuar nga Mbreti Carol I.
Vazhdon udhëtimi drejt Manastirit Snagov, ku mendohet se është varrosur Drakula.
Vazhdon udhëtimi për në Bukuresht. Sistemimi dhe fjetje në Hotel.


Dita e Tretë.
 Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e Bukureshtit: Holli Romanian Athenaeum, Pallati Mbretëror Palatul Regal, Statuja Ecvestra a Lui Carol I, Sheshi Piaka Revolukiei, Bulevardi Calea Victoriei, Rruga Pasajul Macca-Vilacrosse, Manastiri Stavropoleos, Pallati Parlamentit. Harku i Triumfit, Muzeumi Village, Sheshi Victoriei, Statujen e Naim Frasheri, Oborri dhe Kisha Princely. Vizite tek Hotel Continental ku Ismail Qemali bashke me patriotet e tjere kane hartuar deklaraten e pavaresise se Shqiperise. Shëtitje tek Pedonalja e famshme Liskano e mbushur me bare dhe restorantet me te populluara te Bukureshtit, Transfertë për në Aeroportin e Bukureshtit. Fluturimi për në Tiranë. Nisja më 18.40- Mbrritje më 19.10. 


Pagesa përfshin:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,3. Akomodim në hotel me 3 yje,4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40x30x20cm.(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.3. Sugjerohet që për Shoqëruesin të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Kujdes:1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Çmimi për person

€245

3 ditë / 2 netë
Nisja 7 Nëntor 2026

i rritur në dhomë dyshe · nisje nga Tirana

Udhëtarët

Fëmijë quhen udhëtarët deri në 11 vjeç në datën e nisjes — mbi këtë moshë zgjidhini si të rritur. Zgjidhni moshën e çdo fëmije në datën e nisjes.

2 të rritur €489

Totali për grupin — çmimi përfundimtar konfirmohet nga agjencia

Data e nisjes

Të dhënat e udhëtarëve

Kontakti

Mënyra e pagesës Zgjidhni një opsion
Pagesa online është opsionale · Përgjigje brenda 24 orëve

Çmimi për person

€245