Kroçiere në Ishujt Grekë, Celestyal, 5 Ditë — Tur i Organizuar | Fly Travel Albania

Kroçiere në Ishujt Grekë, Celestyal, 5 Ditë

5 ditë / 4 netë Nisja e radhës: 29 Oct Shëtitje me Kroçiere

Kusadasi, Mykonos, Athine, Santorini, Patmos,

Kroçiere në Ishujt Grekë, Celestyal, 5 Ditë

Datat e Nisjeve

29-10-2026 12-11-2026

Programi i Udhëtimit


Dita e Parë: Nisja nga Tirana në oren 16:00 dhe udhëtimi me autobus për në Lavrion, Athinë. Pushime të shkurtra gjatë rrugës.

Dita e Dytë: Mbrritja në Lavrion, Athinë. Imbarkimi në Kroçieren Celestyal. Nisja në orën 13:00. Drekë në Kroçiere. Zbritja në Ishullin e Mykonos në orën 18:00.

- Shëtitje Opsionale në Mykonos. Qëndrimi në Ishull deri në 23:00. Darka në Kroçiere.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Kroçiere. Zbritja në Kushadasi në orën 07.00. Drekë në Kroçiere. Nisja në orën 13:00. Zbritja në Patmos në orën 16.30. -Shëtitje Opsionale në Patmos. Nisja në orën 21:30. Darka në Kroçiere.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Kroçiere. Zbritja në Heraklion, Kretë në orë 07:00. Ekskursion në Agios Nikolaus. Drekë në Kroçiere. Nisja në orën 12:00. Zbritja në Santorini në orën 16.30. - Shëtitje Opsionale në Santorini. Nisja në orën 21.30. Darka në Kroçiere.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Kroçiere. Mbrritja në Lavrion në orën 06.00. Zbritja në Lavrion. Nisja për në Shqipëri. Gjatë rrugës ndalesa të shkurtra. Mbrritja në Shqipëri.


Çmimi për person të Rritur në Kabinë Dyshe.
Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me autobus.
2. Akomodim në Kroçieren Celestyal për 4 ditë Lundrim, 3 net fjetje.
3. Mëgjeset, Drekat dhe Darkat në Kroçiere.
4. Pije Jo Alkoolike gjatë vakteve.
5. Shfaqje, Karaoke, Hyrja në Disko dhe aktivitete të ndryshme në Kroçiere.
6. Taksat Portuale.
7. Bakshishet.
8. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë nëse grupi është mbi 8 persona.
9. Vetëm Një Bagazh 20 kg për çift

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në Monumentet dhe Muzeumet.
3. Në zbritjet në porte, transfertat me autobus ose teleferik nga Porti në qytet atje ku është e nevojshme pas Zbritjes nga Kroçierja dhe Shëtitjet Opsionale në Vendet e Zbritjes.

Duke filluar nga 20 Korrik 2025, Qeveria Greke aplikon një Taksë për Turizmin e Qëndrueshëm për Turistët e Kroçiereve në Portet e Greqisë:

4 Euro për person në Santorini ,4 Euro për person Mykonos dhe 1 Euro për person në Portet e tjera, për qëndrime deri më 31 Mars.

12 Euro për person në Santorini,12 Euro për person në  Mykonos dhe 3 Euro për person në Portet e tjera, për qëndrime nga 1 Prill deri më 31 Maj.

20 Euro për person në Santorini ,20 Euro për person në  Mykonos dhe 5 Euro për person në Portet e tjera, për qëndrime nga 1 Qershor deri më 30 Shtator.

Taksa aplikohet për çdo Port dhe paguhet në Kroçiere.

Çmimi për person

€399

5 ditë / 4 netë
Nisja 29 Tetor 2026

i rritur në dhomë dyshe · nisje nga Tirana

Udhëtarët

Fëmijë quhen udhëtarët deri në 11 vjeç në datën e nisjes — mbi këtë moshë zgjidhini si të rritur. Mosha llogaritet vetiu nga datëlindja.

2 të rritur €798

Totali për grupin — çmimi përfundimtar konfirmohet nga agjencia

Data e nisjes

Të dhënat e udhëtarëve

Kontakti

Mënyra e pagesës Zgjidhni një opsion
Pagesa online është opsionale · Përgjigje brenda 24 orëve

Çmimi për person

€399

Na shkruani në WhatsApp