Stamboll, Selanik, Sofje — Tur i Organizuar | Fly Travel Albania

Stamboll, Selanik, Sofje

5 ditë / 4 netë Nisja e radhës: 08 Oct Ture në Grupe

Istanbul, Selanik, Sofje

Stamboll, Selanik, Sofje

Datat e Nisjeve

08-10-2026

Programi i Udhëtimit

Dita e Parë: Nisja nga Tirana në oren 05.00 am dhe udhëtimi me autobuz nëpërmjet Kapshticës për në Selanik. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Selanik. Vizitë panoramike e Selanikut, vizitohen: Sheshi Aristotel, Kulla e Bardhë, zona Tsimiski dhe monumente të tjera historike të qytetit. Sistemimi në Hotel.
Dita e Dytë: Mengjesi në hotel. Paradite, . Vazhdon udhëtimi për në Stamboll. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Stamboll. Sistemimi në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Hyrja 15 Euro – Qëndrimi 2 orë. OPSIONALE: Lundrim me anije për dy orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa.
Vizitë panoramike me guidë në Monumentet kryesore të qytetit, si: Xhamia Blu, Hipodromi, njohja me Bazilikën e famshme të Shën Sofisë, Nisja me Autobus për në Akuarium.

Akuariumi i Stambollit është hapur në Prill 2011 dhe është një ndër më të mëdhenjtë në botë për nga vëllimi, shumëllojshmëria e specieve të ujit dhe aktiviteteve.

Hyrja 30 Euro – Qëndrimi 2 orë. 

Në mbrëmje, Nisja për në Kroçiere për Shëtitje në Bosfor gjatë Natës, Darkë me Pije pa limit dhe Shfaqje Tradicionale dhe Moderne Turke. Hyrja 45 Euro – Qëndrimi 3 orë. Kthimi në Hotel. Fjejte në hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. 

Nisja për në Sofje. Mbrritje në Sofje. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore te qytetit të Sofjes. Udhëtimi i kthimit me autobus për në Tiranë. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Tiranë.

. 

Kujdes: Taksat e qyteteve nuk janë te përfshira. Klientet i paguajnë në recepsion. 


Me Shume Detaje: Në pagesën përfshihen:
-Udhëtimi vajtje – ardhje me autobus,
-Akomodimi në hotel me 3 yje në Stamboll, Sofje dhe Selanik,
-Mëngjezet për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit)
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit
Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Çmimi për person

€169

5 ditë / 4 netë
Nisja 8 October 2026

i rritur në dhomë dyshe · nisje nga Tirana

Udhëtarët

Fëmijë quhen udhëtarët deri në 11 vjeç në datën e nisjes — mbi këtë moshë zgjidhini si të rritur. Zgjidhni moshën e çdo fëmije në datën e nisjes.

2 të rritur €338

Totali për grupin — çmimi përfundimtar konfirmohet nga agjencia

Data e nisjes

Të dhënat e udhëtarëve

Kontakti

Mënyra e pagesës Zgjidhni një opsion
Pagesa online është opsionale · Përgjigje brenda 24 orëve

Çmimi për person

€169

Message us on WhatsApp