Fshirja e të Dhënave — Fly Travel Albania
Të dhënat tuaja

Fshirja e të Dhënave Tuaja

Keni të drejtë të kërkoni që të fshijmë të dhënat tuaja personale dhe bisedat që keni pasur me ne. Kërkesa është falas dhe nuk ju duhet asnjë arsye.

Si ta kërkoni

Na dërgoni një email dhe kaq:

  • Shkruani te [email protected] me subjekt "Fshirje të dhënash".
  • Na thoni si ju gjejmë: emrin dhe mbiemrin, ose emrin e profilit me të cilin na shkruat në Instagram, ose emailin/telefonin që keni përdorur me ne.
  • Na thoni çfarë doni të fshihet — e gjitha, apo vetëm biseda.

Çfarë fshijmë

Me marrjen e kërkesës fshijmë:

  • Bisedat tuaja me ne, në sajt ose në Instagram Direct.
  • Të dhënat e kontaktit që kemi ruajtur nga kërkesat tuaja për ofertë.
  • Llogarinë tuaj në sajt, nëse keni krijuar një të tillë.

Çfarë nuk mund të fshijmë

Nëse keni bërë një rezervim që është paguar ose faturuar, ligji na detyron t'i ruajmë të dhënat e atij rezervimi për një periudhë të caktuar. Në këtë rast fshijmë gjithçka tjetër dhe ju shpjegojmë saktësisht çfarë mbetet dhe pse.

Sa zgjat

Ju përgjigjemi brenda 30 ditësh, zakonisht shumë më shpejt, dhe ju konfirmojmë me email kur fshirja të jetë kryer.

Kontakti

Për çdo pyetje rreth të dhënave tuaja:

Email: [email protected]
Tel: +355 69 25 45 150

Kthehu te Politika e Privatësisë